Pellini
02SPORT

Trepça e konfirmon raportimin ekskluziv të “Mitropol”, skuadra do drejtohet nga Ilir Selmani

KB “Trepça” sapo ka konfirmuar lajmin eskluziv të “Mitropol” se ka ndarë rrugët me trejnerin turk Engin Gençoglu.

Klubi e ka falënderuan Gençoglun dhe ka njoftuar se deri në fund të plejofit skuadrën e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.

Dukato 1

Njoftimi i plotë:

Faleminderit Engin Gençoglu

Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.
Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.
Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit.
Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës.

Active 1