Active 2
LAJME

Trepça gjobit një punëtor për fjetje në punë


Trepça Sh.A ka njoftuar se një punëtor, z. A.A., është ndëshkuar me 30% ulje të pagës mujore për 5 muaj, shkruan Mitropol.

Ky vendim erdhi pasi i njëjti ishte kapur duke fjetur gjatë orarit të tij të punës, gjë që sipas Trepçës konsiderohet si shkelje e rëndë e detyrave të punës sipas rregullores së brendshme.

Vendimi u morr gjatë ditës së sotme nga Kryeshefi Ekzekutiv pas shqyrtimit të rastit nga Komisioni Disiplinor.

Koha