Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Trepça hap mundësi të reja zhvillimi pas rikthimit të pronës: 5.3 hektarë tokë në dispozicion për investitorët

Trepça Sh.A. ka njoftuar sot se ka liruar dhe hapur qasjen në disa parcela të saj, duke vënë në dispozicion një sipërfaqe të konsiderueshme prej 5.3 hektarësh për të gjitha palët e interesuara që dëshirojnë të zhvillojnë aktivitete të ndryshme biznesore.

Parcelat në fjalë, të shënuara me kodet P-73808130-02532-0 dhe 02532-0, ndodhen në një lokacion tejet atraktiv dhe strategjik, i cili ofron kushte të favorshme për investime të reja.

Weelnes

Avantazhet kryesore të pronës:
• ✅ Lokacion atraktiv – i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme afariste
• ✅ Sipërfaqe e madhe – 5.3 hektarë gati për zhvillim
• ✅ Qasje direkte në rrugën kryesore
• ✅ Infrastrukturë e plotë – energji elektrike, ujë dhe kanalizim

Ky hap i Trepçës synon të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe investitorët, duke e shndërruar zonën në një pikë zhvillimi ekonomik me potencial të lartë.

Për të gjithë të interesuarit, lokacioni mund të shihet përmes Google Maps, (https://maps.app.goo.gl/F3eUjgB2UG3DpjgE6) ndërsa aplikimet dhe informacionet shtesë gjenden në faqen zyrtare të kompanisë: www.trepcasha.com.

Trepça thekson se marrja në shfrytëzim e këtyre pronave do të bëhet në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi, duke garantuar transparencë dhe barazi për të gjithë aplikuesit.

Weelnes