Trepça me kallëzim penal ndaj NPN “Xhafi” për uzurpim të paligjshëm të pronës

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal ndaj ndërmarrjes NPN “Xhafi” për uzurpim të pronës, shkruan Mitropol.
Më saktësisht, kallëzimi penal është paraqitur për shkak të shfrytëzimit të kundërligjshëm të parcelës me numër P-71208128-01090-2, e cila ishte pronë e regjistruar e Ndërmarrjes Trepça Sh.A.
Sipas hetimeve paraprake, shfrytëzimi i kësaj prone është bërë në mënyrë të paligjshme për një periudhë prej më shumë se 20 vjetësh.
Në njoftim, Trepça gjithashtu thekson se ky veprim përbën shkelje të nenit 320 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila e ndalon me ligj uzurpimin e pronës së paluajtshme.







