Premium Store
02EKONOMILAJME

Trepça shpall konkurs pune

Me datë 18.11.2021 Trepça Sh.A shpall konkurs të brendshëm pune në pozitat në vijim:

Pozita:
a) Udhëheqës i njësisë biznesore Miniera me Flotacion Trepça – Stan Tërg;
b) Udhëheqës i njësisë biznesore Metalurgjia e Zinkut;
c) Udhëheqës i njësisë biznesore Fabrika e Akumulatorëve;

Aurora Group

1. Të përgjithshme
Kandidatët për këtë vende pune duhet të jenë persona me integritet, të cilët plotësojnë kushtet e kualifikimet, duhet të kenë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar.

2. Mandati i Udhëheqësit të njësisë biznesore të Trepça Sh.A
Udhëheqësi i njësisë biznesore i Trepça Sh.A. zgjedhet përmes procedurave publike në përputhje me legjislacionin në fuqi nga Bordi Mbikëqyrës i Trepça Sh.A për mandatin prej 3 (tri) vjetëve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat.

3. Kompensimi i Udhëheqësit të njësisë biznësore të Trepça Sh.A
Kompensimi dhe përfitimet e Udhëheqësit të njësisë biznesore të Trepça Sh.A do të përcaktohen nga Bordi Mbikëqyrës i Trepça Sh.A., në përputhje me deklaratën për politikën e kompensimit të ndërmarrjes.

Pellini