Trepça’89 e udhëhqeur nga Seid Onbashi e Shpëtim Idrizi e mbyllin sezonin për Senior e Junior në vendet e para

Trepça’89 ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e parë si në kategorinë e seniorëve poashtu edhe të juniorëve, shkruan Mitropol.
Ekipa e parë mbylli sezonin vjeshtor në vendin e parë në Viva Fresh Liga e Parë e Futbollit të Kosovës me 27 pikë të tubuara, ku regjistruan 7 fitore, 6 barazime dhe vetëm 1 humbje në 14 ndeshjet e zhvilluara.
Nga ana tjetër ekipa e juniorëve poashtu mbyllën sezonin vjeshtorë në vendin e parë por kta të fundit në Superligën e Kosovës për U19. Lojtarët e akademisë së 89-shit grumbulluan 36 pikë në gjithsej 15 ndeshje dhe regjistruan 12 fitore, 3 humbje dhe asnjë barazim.
Të dyja skuadrat udhëheqen nga ish-legjendat e klubit mitrovicas, ku ekipën e parë e udhëheq Shpëtim Idrizi, kurse juniorët i udhëheq Seid Onbashi.








