
Trinjaket nga Kçiqi i Madh në Mitrovicë, Rejana, Inara e Moana Ibrahimi kanë uruar Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin mbarë kombit shqiptar, shkruan Mitropol.
Ato janë vajzat e çiftit Advan Ibrahimi dhe Ardijana Mehmeti Ibahimi të cilët kanë gjithsej 5 vajza, e, Rejana, Inara dhe Moana janë trinjaket e vogla, krahas dy vajzave të tjera më të mëdha, me emrat Lea dhe Sorea.
Trinjaket që urojnë festën shqiptarëve të gjitha gjërat kanë dëshirë t’i bëjnë së bashku dhe se nuk funksionojnë pa njëra tjetrën.
Babai i tyre u shpreh shumë i lumtur që ka 5 vajza dhe se ishte habitur kur kishte kuptuar se gruaja e tij do lindte trinjake, pasi nuk kishte dëgjuar për ndonjë rast të tillë në familjen e tij më parë./Mitropol/








