Trump arrin në Amsterdam për Samitin e NATO-s: Përgëzon Izraelin, paralajmëron takim me Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur të martën në Amsterdam për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ku do të bashkohet me liderët e 32 vendeve anëtare të aleancës, shkruan Mitropol.
Ai pritet të marrë pjesë edhe në një darkë zyrtare të organizuar nga Mbreti i Holandës.
Avioni presidencial, Air Force One, ka zbritur në aeroportin Schiphol rreth orës 19:30, sipas kohës lokale.
Trump iu drejtua gazetarëve që e shoqëronin, duke përgëzuar Izraelin për vendimin për të ndalur goditjet e mëtejshme ndaj Iranit.
Presidenti amerikan paralajmëroi një takim të mundshëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kuadër të samitit.
Përndryshe gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku është i vetmi gazetar i akredituar nga mediet shqipe nga Kosova që po mbulon drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ngjarjen që konsiderohet si ngjarja kryesore e sigurisë në botë./Mitropol








