Dukato 2
LAJME

Trump futet me urgjencë në Dhomën e Situatave

Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet se ka hyrë me urgjencë në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me krerët më të lartë të Mbrojtjes dhe Inteligjencës, si edhe me pjesë nga kabineti i tij.

Kjo, pas goditjeve që Irani ka ndërmarrë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht atë të Al Udeid në Katar.

Active

Irani sapo ka lëshuar një mori raketash balistike në bazën ajrore të Al Udeit në Katar, e cila njihet edhe si një prej qendrave më strategjike amerikane në Lindjen e Mesme.

Në bazë të raportimeve, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar deri në Doha, teksa siç bëhet me dije, të paktën gjashtë raketa balistike janë lëshuar nga Irani dhe shkalla e dëmit mund të jetë e madhe.

Sipas një raportimi nga Fox News, sulmi ishte i pashmangshëm dhe baza raportohet se është boshatisur.
Po ashtu, Katari njoftoi orët e hershme të mbrëmjes me kohën vendore se po mbyllte hapësirën ajrore, mes kërcënimeve për hakmarrje iraniane kundër Shteteve të Bashkuara./Periskopi/

Koha