Active 2
LAJME

Trump i jep Putinit afat të ri: 10-12 ditë për të vepruar në Ukrainë

 

Presidenti amerikan Donald Trump duke folur gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, u pyet lidhur me komentet e tij të mëhershme për Rusinë dhe afatin për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, shkruan Mitropol.

Medi

Ai është shprehur se do të caktojë një afat të ri prej 10-12 ditë që të arrihet kjo marrëveshje në mes të dy palëve.

Trump gjithashtu ka ripërsëritur se vazhdon të jetë shumë i zhgënjyer nga Vladimir Putini.

“Putin del dhe nis të lëshojë raketa mbi qytete si Kievi, duke vrarë shumë njerëz, ndoshta edhe në ndonjë shtëpi pleqsh – trupa të shtrira rrugëve”, është shprehur tutje Presidenti Trump.

Koha