Premium Store
LAJME

Trump: Lufta mes Izraelit dhe Iranit mori fund

Trump ka njoftuar dje se është arritur një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Iranit për “ndërprerje të plotë dhe tërësore të luftimit”, shkruan Mitropol.

Ai njoftoi se përpos Iranit – që ndërpren zyrtarisht sulmet, pas një periudhe 12-orëshe, që fillon afërsisht pas 6 orëve pasi Izraeli dhe Irani të kenë kryer sulmet e tyre –  “pas orës së 12-të, Izraeli do ta nisë gjithashtu ndëprerjen, dhe në orën e 24-të, do të përshëndetët nga e gjithë bota”.

Aurora Group

Njoftimi i tij i plotë:

“PËRGËZIME PËR TË GJITHË! Është arritur një marrëveshje e plotë ndërmjet Izraelit dhe Iranit për një NDËRPRERJE TË PLOTË DHE TËRËSORE TË LUFTIMIT (afërsisht pas 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani do t’i kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare që janë në zhvillim!), për një periudhë 12 orëshe, pas së cilës LUFTA do të konsiderohet E PËRFUNDUAR! Zyrtarisht, Irani do të nisë NDËRPRERJEN E LUFTIMIT dhe, pas Orës së 12-të, Izraeli do ta nisë gjithashtu NDËRPRERJEN, dhe në Orën e 24-të, një PËRFUNDIM ZYRTAR i LUFTËS 12 DITORE do të përshëndetet nga e gjithë bota. Gjatë çdo NDËRPRERJE, pala tjetër do të qëndrojë në PAQE dhe me RESPEKT. Duke supozuar se gjithçka do të shkojë siç duhet — dhe do të shkojë — dua të përgëzoj të dy shtetet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet “LUFTA 12 DITORE.” Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur me vite dhe të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme — por nuk ndodhi, dhe kurrë nuk do të ndodhë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN!”, shkroi Trump pak minuta më parë./Mitropol/

Dukato 1