Dukato 2
LAJME

Trump padit Wall Street Journal për shpifje – kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ngritur një padi për shpifje kundër gazetës prestigjioze Wall Street Journal dhe pronarëve të saj, përfshirë Rupert Murdoch, shkruan Mitropol.

Kjo padi vjen pasi gazeta kishte publikuar një artikull që përfshinte një letër ditëlindjeje drejtuar biznesmenit Jeffrey Epstein.

Sipas artikullit në fjalë, letra përmbante një mesazh personal dhe një vizatim të një gruaje nudo, që pretendohet se ishte nënshkruar nga Trump.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Federale në Majami dhe kërkon të paktën 10 miliardë dollarë si kompensim për dëmin, duke akuzuar Rupert Murdoch, kompaninë Dow Jones, News Corp, shefin ekzekutiv Robert Thomson dhe dy gazetarë të gazetës për “raportim të rremë, shpifës dhe përçmues”.

Trump ka pranuar më herët se ka pasur kontakte me Epstein, por ka theksuar se “marrëdhënia u ndërpre pas një grindjeje”.

Weelnes