Trump për largimin e Rusisë nga G7: Ka qenë gabim i madh

Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, shkruan Mitropol.
Në hyrje të samitit, sipas Radio Evropa e Lirë, Trump ka thënë se largimi i Rusisë nga ky grup , që njihej si G8, para një dekade, pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë në Ukrainë, ka qenë vendim i gabueshëm.
“Ka qenë gabim i madh”, ka thënë Trump duke shtuar se po të mos merrej vendimi për t’u larguar nga ky grup, Rusia nuk do të fillonte luftën me Ukrainën në vitin 2022.
“Putini flet me mua. Ai nuk flet me askënd tjetër, nuk është i kënaqur. Mund t’ju them se ai nuk flet me asnjë njeri që e ka lënë anash, e ka përjashtuar, dhe unë pajtohem me të”, është shprehur Trump.
Pjesëmarrës në takim janë liderë prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe ata të Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrës në këtë takim janë liderë nga SHBA-të, Britania, Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia, Japonia dhe nga BE-ja./Mitropol/








