Dukato 2
LAJME

Trump thotë se meriton Nobelin për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, për Fox News, tha se duhej të kishte marrë cmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, shkruan Mitropol.

Duhet të më jepnin çmimin Nobel për Ruandën dhe a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni Serbia dhe Kosova. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi është India dhe Pakistani. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë”, tha ai kur u pyet se a do të mundte të merrte çmimin Nobel në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Iran.

Weelnes

Para disa ditësh, Trump tha se do t’i kthehej dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tutje tha se Biden i ka dëmtuar përspektivat e dialogut mes Kosovës e Serbisë, nga vendimet “budallaqe” që ka ndërmarrë.

“Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!)”, tha ai./Mitropol/

Active