02SPORT

Tshimanga, Hajrizi dhe Edge, arkitektët e rikthimit dhe fitores së sontme të Trepçës karshi Golden Eagle Yllit

Palestra “Minatori” në Mitrovicë sonte ishte arenë e një ndeshjeje të zjarrtë mes KB “Trepça” dhe KB “Golden Eagle Ylli”, shkruan “Mitropol”.

Pas një disfate prej dy qerekësh me rezultat 35-43 në favor të Yllit në pjesën e parë, Trepça arriti ta rikthej rezultatin në favor të vetin në qerekun e tretë, duke e përmbysur rezultatin në 58-56.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

Padyshim se më meritorët për këtë fitore të Trepçës ishin Jordy Tshimanga, Drilon Hajrizi dhe Darnell Edge.

Jordy Tshimanga i kontribuoi fitores me 18 pikë, 19 rebounde dhe 0 asistime, pasuar nga Drilon Hajrizi me 18 pikë, 4 rebound dhe 0 asistime, si dhe Darnell Edge me 16 pikë, 4 rebound dhe 5 asistime.

Kjo është fitorja e 14 e radhës e Trepçës, pa shënuar asnjë humbje. Ndeshja krejt në fund u mbyll me një tension të vogël mes lojtarëve por i cili përfundoi pa ndonjë incident./Mitropol/