
Fëmijët në Kosovë kanë talente të ndryshme të cilat lehtësisht mund të vërehen se janë më të theksuara se ato të fëmijëve tjerë nëpër botë.
Një nga këta fëmijë është edhe Tuana Boshnjaku, 11 vjeçarja nga Mitrovica e cila i bie trumpetës në mënyrë mahnitëse.
E ftuar në emisionin “Vikendi me Erën” në televizionin ATV ajo ka luajtur himnin e Kosovës, një pjesë e vështirë për t’u luajtur në trumpetë.
Ajo gjatë emisionit tregon se sa e vështirë është trumpeta si instrument si dhe rrugëtimin e saj drejt këtij mjeti frymor.
Tuana është nxënëse e klasës së pestë në shkollën fillore “Eqrem Çabej” në Mitrovicë si dhe nxënëse e klasës së dytë në trumpetë në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”. Ajo ka qenë edhe pjesë e koncertit të organizuar për nderë të Pavarësisë së Kosovës nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me shkollën “Tefta Tashko”.
Performancën ku luan himnin e Kosovës dhe intervistën e saj mund ta ndiqni nga minuta 09:25.







