Aurora Group
02LAJME

U investuan miliona për ta ndërtuar por Universiteti i Mitrovicës nuk ka ngrohje, studentët ngrohen me këtë radiator

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është universiteti më infrastrukturën më moderne të ndërtimit në Kosovë.

Mirëpo, ani pse u investuan miliona në ndërtimin e tij, studentët gjatë këtyre muajve të dimrit po ankohen se po ngrijnë nga të ftohtit për shkak se sistemi i ngrohjes nuk po lëshohet.

Active 1

Një student ka dërguar në redaksi të Mitropol një fotografi nga salla ku po mbajnë ligjeratat e në të cilën po detyrohen ta zbusin të ftohtit me këtë radiator të vogël.

Studentët apelojnë tek rektorati që të merren masa dhe të lëshohet sistemi i ngrohjes, pasi thonë se s’po mund t’i bëjnë ballë të ftohtit e të koncentrohen në ligjerata./Mitropol/

Dukato 1