Dukato 2
KOSOVËLAJME

U raportua se u shkarkua nga ministri, por këshilltari i Faton Pecit dha dorëheqje vet

Sot në medie u raprotua se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka konfirmuar se këshilltari i tij Enis Osmani nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të tij.

Në raprotimin e medieve sot u tha se Osmani u shkarkua nga ministri Peci, por burime të mirëinformuara të “Mitropol” brenda Ministrisë së Bujqësisë njoftojnë se Osmani nuk u shkarkua nga ministri por ofroi dorëheqje vet.

Dukato 1

Të njejtat burime theksojnë se ministri Faton Peci do aprovojë dorëheqjen e Osmanit në fund të këtij muaji, për ta liruar nga detyra e këshilltarit politik në kabinetin e tij.

Njoftimin se Osmani nuk do jetë më pjesë e kabinetit Peci e dha në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

“Shumë shkurt, ai nuk do të jetë më pjesë e kabinetit tim.” – u përgjigj ministri./Mitropol/

Active 1