
Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me në krye Halil Kastratin, në bashkëpunim edhe me komunën e Vushtrrisë, sot vendosën gurthemelin e shtëpisë së të moshuarve në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Shtëpia e të moshuarve “Qëndrimi Ditor”, po ndërtohet falë bashkëpunimit mes “Jetimave të Ballkanit” dhe komunës së Vushtrrisë.
Ndërsa përveç kësaj u hodh edhe gurthemeli për ndërtimin e kuzhinës humanitare për skamnorët.

Në këtë ceremoni pjesmarrës ishin edhe Halil Kastrati dhe Xhafer Tahiri. Kastrati falënderoi Tahirin për mbështetjen e këtij projekti.








