Premium Store
02LAJME

Ujësjellësi “Mitrovica” u bën thirrje qytetarëve të rajonit të Mitrovicës: Izoloni ujëmatësit

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ftohta mund të bëhen shkaktar i problemeve me ujë dhe me rrymë, shkruan Mitropol.

Për shkak të kësaj ka ardh edhe thirrja nga ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, drejtuar qytetarëve të këtij rajoni.

Dukato 1

Nga ujësjellësi është kërkuar që qytetarët ta izolojnë ujëmatësin e tyre, sepse në të kundërtën mund të ndodh pëlcitja e tyre.

Nga ujësjellësi theksojnë se në rastin e pëlcitjes së ujëmatësit ndërhyrja për ta sanuar aparaturën për shkak të kushteve është e vështirë.

Postimi nga ujësjellësi:

KËRKESË/APEL

Izolimi/mbrojtja e ujëmatësve nga pëlcitja

Duke u nisur nga fakti se temperaturat kanë rënë nën zero grad celzius dhe mundësia e pëlcitjes së ujëmatësve është e madhe, APELOJMË tek të gjithë konsumatorë që të sigurojnë dhe të izolojnë ujëmatësit e tyre në mënyrë që mos të vie deri te pëlcitja e tyre.

Pëlcitja e ujëmatësit në ketë kohë do të krijonte probleme si për konsumatorin ashtu edhe për ne pasi që intervenimi në keto kushte është tepër i vështirë.

Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!

UJI ËSHTË JETË, PAGUAJE QË TA KESH!

Koha