Dukato 2
02LAJME

Uji në qendër të Mitrovicës po rrjedh qe një muaj, Ujësjellësi në gjum, qytetarët rrezikohen nga ngricat

Ka më shumë se një muaj që në rrugën “Bedri Gjinaj” afër objektit të Komunës së Mitrovicës po rrjedhë uji dhe problemi ende nuk është rregulluar, shkruan Mitropol.

Banorët e kësaj lagje kanë thënë për Mitropol se qysh në fillim e kanë njoftuar Ujësjellësin të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes, por janë larguar pa e sanuar problemin pasi siç kishin thënë ata, nuk po u punonte makina për prerjen e asfaltit.

Dukato 1

Pasi janë larguar, kompania ka premtuar që problemin do ta rregullojnë brenda 3-4 ditësh por që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se 3 javë dhe nga kompania nuk u ndërmorr asnjë veprim.

Për më keq, tani që temperaturat po shkojnë në minus, qytetarët po rrezikohen në masë të madhe nga ngricat në tokë që po shkaktohen si pasojë e rrjedhjes së ujit./Mitropol/

Weelnes