Aurora Group
LAJME

Ukraina po “dorëzohet” – a po e pranon një kërkesë të Rusisë?

Ukraina mund të heq dorë nga anëtarësimi në NATO, duke e zëvendësuar këtë opsion me një alternativë tjetër që do t’i garantonte siguri vendit. Një marrëveshje e sigurisë ushtarake e garantuar nga vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Turqia ose vendet fqinje, potencialisht duke përfshirë edhe Rusinë, sugjeroi si opsion partia në pushtet në Ukraninë, Shërbëtori i Partisë së Popullit.

Një nga kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund pushtimit është që Ukraina të heqë dorë nga përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Weelnes

“NATO nuk është gati të pranojë Ukrainën për të paktën 15 vitet e ardhshme. Ne nuk kemi as mbështetjen e saj në këtë luftë, vetëm nga shtetet individuale”, tha një zëdhënës i partisë në pushtet që drejtohet nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Por pavarësisht kësaj, janë kërkesat tjera të Rusisë, të cilat Ukraina i sheh si të parealizueshme, e që lë të kuptohet se një marrëveshje në këtë fazë është pothuajse e pamundshme.

Përkatësisht, në deklaratën e kësaj parti, u tha se Ukraina në asnjë rrethanë nuk do t’i lëshojë zonat e saj të Krimesë, Donjeckut dhe Luhanskut dhe as nuk do të pajtohet me ndonjë ultimatum mbi sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

“Rusia dëshiron që ne të njohim të ashtuquajturat DNR dhe LNR dhe pushtimin e Krimesë. Por është e qartë se ne nuk do të pajtohemi me këtë. Ne mund të vendosim vetëm se si do të rregullohet jeta e njerëzve në këto zona brenda të gjithë shtetit tonë”, u tha në deklaratën e partisë së Zelenskyt.

Koha