Premium Store
02LAJME

Uniteti largon deponitë ilegale në qytetin e Mitrovicës

Me kërkesë të Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë të Komunës së Mitrovicës, KRM “Uniteti” ka bërë largimin e deponive ilegale në pjesë të ndryshme të qytetit të Mitrovicës, të cilat kishin krijuar një mjedis jo të shëndetshëm për qytetarët.

Largimi i deponive ilegale është bërë në lokacionet te Kërshi i Dudës, në lagjen Shipol, në lagjen Fidanishte, si dhe në fshatin Vaganicë.

Medi

Gjithashtu është kërkuar nga qytetarët të kenë më tepër konsideratë dhe mos të hedhin mbeturina në vende të palejuara, të kontribuojmë së bashku për një qytet të pastër.

Active 1