
Punëtorët e KRM “Uniteti” sot kanë pastruar lumin artificial nga mbeturinat tek Xhamia e Madhe e qytetit të Mitrovicës. Është e çuditshme sesi të gjitha shportat përreth lumit dhe xhamisë janë të zbrazëta, ndërsa të gjitha mbeturinat gjenden në lum.
KRM “Uniteti” njëkohësisht kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes dhe t’i hedhin mbeturinat në vende të destinuara për to.
Të kontribuojmë së bashku për nje qytet me një mjedis të pastër për të mirën e shëndetit publik për secilin prej nesh.








