Aurora Group
KOSOVËLAJME

Uran Ismaili pas humbjes: “Ky nuk ishte rezultati për të cilin kemi shpresuar”

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është deklaruar pas përfundimit të zgjedhjeve, duke pranuar se rezultati nuk ishte ai që kishte shpresuar.

Në një video-mesazh drejtuar qytetarëve, Ismaili ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Dukato 1

“Ky nuk ishte rezultati për të cilin kemi shpresuar”, ka thënë ai, duke shtuar se përkrahja e qytetarëve ka qenë forca e tij më e madhe.

Ismaili ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe besuan në vizionin e tij për Prishtinën:

“Ju faleminderit të gjithëve nga zemra për dashurinë, besimin, mbështetjen dhe angazhimin tuaj gjatë kësaj fushate! Ju keni qenë frymëzimi im më i madh! Shihemi në Prishtinë.”

Reagimi i tij është pritur me komente të shumta në rrjete sociale, ku qytetarët kanë vlerësuar tonin e qetë dhe respektues të fjalës së tij pas zgjedhjeve.

Koha