Uran Ismaili prezanton listën e kandidatëve për asamble – në mes të listës edhe emra që humbën garën e 9 shkurtir për t’u bërë deputetë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës, shkruan Mitropol.
Ismaili po synon që të fitojë garën për të parin e Prishtinës me një ekip e disa emra që nuk ia dolën dot të fitojnë postin e deputetit në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në fillim të listës janë emra si: Besianë Musmurati, Drin Ejupi, Leutrim Retkoceri e Ilir Musliu që humbën mjaft keq në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Megjithatë, humbje nuk shënuan vetëm këta emra, pasi që vetë Uran Ismaili në zgjedhjet lokale të vitit 2021 humbi keq sa që nuk mundi të hyjë as në balotazh.
Më 12 tetor, mbetet të shihet nëse kjo listë e Ismailit do të prodhojë rezultate apo jo.







