Ushtria izraelite hedhë poshtë akuzat se po përdorte urinë si armë kundër civilëve palestinezë

Izraeli shpalli të dielën një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës dhe tha se do ta lejonte OKB-në dhe agjencitë e ndihmës të hapnin rrugë tokësore të sigurta për ta trajtuar krizën e thelluar të urisë, shkruan Mitropol.
Ushtria gjithashtu tha se kishte filluar hedhjen nga ajri të ushqimit në territor dhe hodhi poshtë akuzat se po përdorte urinë si armë kundër civilëve palestinezë.
Në një deklaratë, ushtria tha se vendimet e saj i kishte koordinuar me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare për të “rritur shkallën e ndihmës humanitare që hyn në Rripin e Gazës”.
Pauza në luftime do të kufizohet në zona ku ushtria thotë se trupat izraelite aktualisht nuk po operojnë — Al-Mawasi, Deir el-Balah dhe qyteti i Gazës — dhe do të zgjasë çdo ditë nga ora 10:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.
Kujtojmë se deri më tani fushata izraelite kundëe luftës me “Hamas” ka vrarë 59.733 palestinezë, shumica prej të cilve janë civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.







