Vajza e mitur gjendet në banesë me dy të rritur pasi ishte raportuar e zhdukur

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zbuluar një rast shqetësues në Fushë Kosovë, ku një vajzë e mitur e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 4 korriku është gjetur në një banesë me dy persona të moshës madhore, në rrethana që po hetohen si dyshim për dhunim, shkruan Mitropol.
Dyshohet se dje gjatë mbrëmjes në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur R. Sh, i cili ka raportuar se ka gjetur vajzën e tij 15-vjeçare, B.Sh. në një banesë në rrugën “Besa Besë”, në kompleksin BB-Home, së bashku me A. P. dhe G.K.








