Valdete Idrizi rikthen Avni Kastratin në Komunë, mbajnë takim përgatitor për të shënuar ditën e të pagjeturve

Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës Zëri i Prindërve, ish kryetari dhe ambasadori, Avni Kastrati dhe imam Fatmir Latifi u takuan me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valdete drizin, ku disktuan rreth përgatitjes për shënimin e 15 prillit ditës së personave të pagjetur, përcjell Mitropol.
Edhe në Mitrovicë, si dhe në krejt Kosovën, akoma vazhdojnë të figurojnë të evidentuar si të pagjetur një numër i madh i familjarëve, të cilët vazhdojnë t’i kërkojnë shoqatat dhe familjet në çdo mënyrë.
Kurse, mijëra familje vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjës për të mësuar të vërtetën, për të mësuar fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe miqve të viktimave është tejet e rëndë.
Kjo ditë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për ata njerëz që kanë iu kanë humbur gjurmët, për drejtësinë e munguar, si dhe për kujdesjen e nevojshme për familjet e personave të pagjetur








