Active 2
LAJME

Vazhdon edhe sot seanca konstituive e Kuvendit – tentohet sërish për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb



Edhe sot do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Mitropol.

Të enjten Kuvendi u mblodh për të finalizuar konstituimin duke zgjedhur nënkryetarin e fundit.

Sidoqoftë, nënkryetari nga pakica serbe nuk u votua, me ç’rast kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën.

Gjatë kësaj seance nuk u zgjodh as Sllavko Simiqi, kandidati nga Lisa Serbe, e as Nenad Rashiqi që nuk gëzon mbështetjen e kësaj liste.

Weelnes