Dukato 2
02LAJME

Vazhdon pastrimi i rrugëve të mbuluara nga bora në Bajgorë, drejtori Maxhuni del në inspektim

Bora që ka rënë mbrëmë ka ndikuar që rrugët në Shalë të Bajgorës të bëhen të patejkalueshme, shkruan Mitropol.

Mirëpo reagimi i institucioneve përgjegjëse ishte i menjëhershëm.

Weelnes

Kompania e kontraktuar nga Komuna ka dalur sot për t’i pastruar rrugët, e bashkë me të në inspektim ishte edhe drejtori Maxhuni.

Ai përmes një postimi në Facebook u zotua se do të vazhdoj të qëndroj afër qytetarëve.

Postimi i plotë:

Përshëndetje, dhe me këtë moment nga pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve nga bora për një qarkullim sa më të lehtë për banorët dhe frekuentuesit e kësaj pjese të bukur të Shalës tonë.

Sot gjatë ditës së bashku me zyrtarët e Komunës dhe ne kordinim të ngusht me kontraktorët (OE) ishim në pastrimin, mirmbajtjen e rrugëve nga bora në pjesët e fshatrave të Shalës së Bajgorês.

Nga orët e hershme të ditës e deri më tani në përkujdesje të mirëmbajtjes së rrugëve nga bora për të vetmin qëllim, për lehtësimin e qarkullimit dhe frekuentimit më të lehtë të kësaj pjese.

Çdo herë në shërbim të banorëve të Mitrovicës, mirënjohës për JU.

DMSH-2022

Dukato 1