Vazhdon shkyçja e konsumatorëve me borxhe ndaj KRU “Mitrovica”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që kanë obligime të papaguara, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e kontrollit të KRU “Mitrovica” ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për realizimin e shkyçjeve, në përputhje me planin për mbledhjen e të hyrave.
Kompania u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që ende nuk i kanë shlyer detyrimet financiare që t’i kryejnë pagesat sa më parë, në mënyrë që të shmangin ndërprerjen e shërbimit me ujë të pijshëm.








