Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë – ndalohen dy persona për 48 orë

Për ngjarjen tragjike që u shënua ditën e sotme në Gjakovë, ku dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën pasi ranë nga një objekt në ndërtim, janë ndaluar dy persona për 48 orë, shkruan Mitropol.
Ata u ndaluan nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Gjatë paradites së sotme, Mitropol raportoi për të dy punëtorët e ndjerë të cilët kishin rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash gjatë punimeve në një objekt në rrugën “Bardhyl Qaushi – Yllka Domi” në Gjakovë.
Të njëjtit ishin dërguar në emergjencë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.








