Vdes ish luftëtari i UÇK-së, Enver Bunjaku

Një lajm mortor vie sot kur festohet 28 Nëntori, kjo pasi pikërisht sot ka ndërruar jetë ish-Luftëtari i UÇK-së, Enver Bunjaku.
Për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të UÇK-së ka njoftuar komandanti i brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës, Gani Imeri.
“Sot është festa e 28 Nëntorit, ditë e madhe për gjithë Shqiptarët, por dhimbje për ZOSH-Brigaden 141 – Batalioni IV “Rexhep Musa”.
Sot kjo festë u zbehë pasi ndërroi jetë bashkëluftëtari ynë Enver Bunjaku.” ka shkruar Imeri.
“Enveri ishte veprimtar i madhë i çështjes kombëtare, i brymosur në veprimtari atdhetare qysh nga kohët e hershme, sepse rrjedh nga familjet e Osman e Shaban Bunjakut. Që nga themelimi i batalionit të IV, Enveri nuk u nda asnjëher deri në çlirim.” ka shkruar Imeri për të ndjerin./VushtrriaOnline








