Vdes mitrovicasi Murat Bajrami

Mbrëmë në orët e pasmesnatës ka ndërruar jetë një nga qytetarët e respektuar të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Është fjala për mitrovicasin Murat Bajrami I cili vdiq në moshën 49 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e dha vëllau i tij, Gazmendi.
”Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte u nda nga ne vëllau im Murat Bajrami ! Për vorrim ju njoftojmë”, shkroi ai.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00 me namaz të Ikindisë, në varrezat e qytetit në Shipol.
”Mitropol” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë dashamirëve të të ndjerit.







