Vdes mjeshtri i moçëm mitrovicas i veturave, Sadik Çitaku

Familja Çitaku është njëra ndër familjet më të njohura dhe më të respektuara në qytetin e Mitrovicës.
Kjo familje mori lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre, Sadik Çitaku, i njohur si mjeshtër i veturave, kohë më parë.
Lajmin për vdekjen e 83 vjeçarit e kanë dhënë nipi i tij, Sedat Çitaku.
Njoftimi i plotë:
Te Allahut jemi dhe tek ai do.te kthehemi
Familjare, miq dhe dashamire, ju njoftoje se mbreme ne moshen 83 vjeçare nderroi jetë babgjyshi im Sadik Çitaku.
Varrim do te behet sot me dreke ne varrezat e Shipolit.








