Vdes Sali Salihu, një nga banorët më të vjetër të lagjes “Ilirida”

Dje ka ndërruar jetë Sali (Mehmet) Salihut në moshën 77 vjeçare. I ndjeri ishte një nga banorët më të vjetër dhe më të respektuar të lagjes Ilirida në Mitrovicë.
Sali Salihu, ishte i njohur për qetësinë, urtësinë dhe respektin që gëzonte tek qytetarët.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 09 dhjetor 2025, në varrezat e qytetit në Shipol, ndërsa funerali niset nga xhamia e Shipolit në orën 13:54 (me ikindi).








