Vëllai i Armend Mujës vazhdon ta pëlqejë Kadri Veselin, publikon fotografinë e tij në profil

Gazmend Muja, vëllau i deputetit të VV-së Armend Mujës, ka publikuar një fotografi të Kadri Veselit në profilin e tij.
Muja është ish-asambleist i PDK-së, por njëherit edhe vëllai i deputetit të VV-së, Armend Muja.
Ai ka publikuar këtë fotografi të ish-kreut të PDK-së me flamur kombëtar pranë festës së 28 Nëntorit.
Muja një kohë ka shërbyer edhe si këshilltar i ministres Dhurata Hoxha.








