02LAJME

Vëllau i Armend Mujës: Bedri Hamza i vetmi kandidat serioz që mund ta rrëzojë Albin Kurtin

Vëllau i deputetit të Vetëvendosjes, Armend Mujës, Gazmend Muja ka thënë se Bedri Hamza do ishte i vetmi kandidat serioz që do mund ta rrëzonte Albin Kurtin nëse Kosova do shkonte në zgjedhje të parakohshme, shkruan Mitropol.

Muja që ishte amsableist i PDK-së dhe ish-këshilltar i ministres Dhurata Hoxha thotë se shkuarja eventuale në zgjedhje të parakohshme siç po kërkohet nga disa politikan kryesisht të PDK-së, nënkupton që Mitrovica do duhej të shkonte prap në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse Bedri Hamza do duhej kandidohej nga PDK për kryeministër të Kosovës.

Tripika

Postimi i plotë:

Shkuarja eventuale në zgjedhje të parakohshme siç po kërkohet nga disa politikan-kryesisht të PDK-s,
nenkupton që Mitrovica do duhej të shkonte prap në zgjedhje të jashtzakonshme!-sepse Bedri Hamza do duhej të jetë kandidat për Kryeministēr të Kosovës nga PDK-ja.
Perndryshe nuk ka ndonjë kandidat serioz që do ta rrezikonte Kurtin!

Koha