KFC
02LAJME

Vëllau i Armend Mujës i shkon në mbështetje në mbyllje të fushatës Ferit Idrizit të PDK-së në Vushtrri

Vëllau i deputetit të VV-së, Armend Mujës, Gazmend Muja ka marrë pjesë sot në mbyllje të fushatës së Ferit Idrizit të PDK-së në Vushtrri, shkruan Mitropol.

Ai postoi fotografinë me Idrizin ku shkroi “Sot, ne fushaten permbyllëse në perkrahje te Ferit Idrizi”.

Medi

Në përkrahje të Idrizit ai doli edhe më herët kur bëri kërkesë publikisht që të votohej Idrizi.

“Familjarë, miqë, shokë e dashamirë (pa dallime partiake) luteni që të dielën më: 14.10.21 ta votoni masovikisht mikun e familjes tonë- Ferit Idrizi. Mos harroni e kemi shancin ta zgjedhim njeriun e duhur për qytetin e Vushtrrisë”, kishte shkruar Muja.

Pas kësaj, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja reagoi sot kindër vëllaut të tij.

Muja përmes një postimi tha se vëllai i tij, Gazmend Muja nuk përfaqëson qëndrimet e tij dhe e aq më pak ato të Vetëvendosjes.

“Edhe një shpifje e radhës! Gazmend Muja po flet për opinionin e tij personal – asnjehere nuk ka biseduar për çështje politike me mua, nuk ka përfaqësuar dhe nuk përfaqëson qëndrimet e mia, aq me pak ato te VV-se. Keto tentim manipulimet e opinionit publik nga ju si ‘medium’ apo edhe te tjerët duke referencuar emrin tim duhet te ndalojnë!”, ka shkruar Muja./Mitropol/

Premium Store