Vellau i Armend Mujës së VV-së bashkë me bashkëshorten vizitojnë kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin e PDK-së

Gjatë ditës së sotme vëllau i deputetit të VV-së, Armend Muja, Gazmend Muja, ka vizituar kryetarin e Vushtrrisë Ferit Idrizi, shkruan Mitropol.
Muja së bashku me të gruan gjatë vizitës ia dhuruan kryetarit Idrizi një pikturë të vjetër të Mitrovicës.
Për këtë takim ka njoftuar vetë kryetari Idrizi përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të pres për vizitë mikun tim, Gazmend Muja me bashkëshorten e tij.
Qyteti i vjetër i Mitrovicës i pikturuar nga piktori i njohur Skender Muja është dhurata që pranova nga çifti Muja.
Faleminderit për vizitën, miku im Gazmend!








