02LAJMESHNETA

Vendimi “historik” i Pecit për të moshuarit, PDK thotë: Kjo ka ekzistuar prej vitesh

Vendimi i dytë i kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, për themelimin e Ekipit Geriatrik mobil, ka nxitur reagime në skenën politike lokale, shkruan Mitropol.

Peci njoftoi se për herë të parë në Mitrovicë po themelohet një ekip mjekësor geriatrik mobil, në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare, i cili do t’u shërbejë personave mbi 65 vjeç me sëmundje kronike, duke ofruar kujdes mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale.

Medi

Megjithatë, ky vendim është kritikuar nga ish-drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, nga radhët e PDK-së. Ai e ka cilësuar vendimin si “improvizim”, duke theksuar se pas 12 tetorit çdo vendim në shëndetësinë primare në Mitrovicë po merret pa bazë reale.

Sipas Brahimit, gjatë qeverisjes së kaluar katërvjeçare, shërbimi mjekësor shtëpiak ka qenë plotësisht funksional, ndërsa ai ka renditur investime në infrastrukturë shëndetësore, furnizim me barna, punësim të mjekëve të diplomuar dhe ofrim të shërbimeve mjekësore në qytet dhe fshatra.

Debati rreth shëndetësisë primare në Mitrovicë pritet të vazhdojë, teksa pushteti i ri dhe opozita po përplasen për meritat dhe funksionalitetin e shërbimeve ekzistuese.

Postimi i Brahimit:

Çdo vendim në shëndetësinë primare në Mitrovicë pas 12 Tetorit është thjeshtë improvizim. As kopje jo, se lëre më tepër.

Foto në fjalë tregon fytyrën e vërtet të Sektorit të Shëndetësisë në Mitrovicë.

– Investime si kurrë më parë në infrastrukturë,
-furnizim me barna si kurrë më parë
– ofrim i shërbime mjekësore në QKMF, QMF dhe AMF dhe shërbime mjekësore për pacientë shtëpi për shtëpi
– punësimi i të gjithë mjekëve të diplomuar
– Ndërtimi, rinovimi dhe rifunksionalizimi institucioneve shendetesore në qytet dhe fshatrat e zmitrovicës.

Gjatë qeverisjes katër vjeçare sherbimi mjekësor shtepiak ka qenë tërësisht funksional.

Koha