Premium Store
02LAJME

Vendosë Inspeksioni: S’ka më kiosqe, frigorigerë e lodra në hapësira publike

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka njoftuar sot të gjitha subjektet afariste se e kanë të ndaluar vendosjen e kiosqeve, frigoriferëve, stendat e hapura lëvizëse, lodrat për fëmijë gjeneratorët statik e gjësende tjera të cilat i vendosin pa leje në hapësira publike, shkruan Mitropol.

Sipas Drejtorisë së Inspekcionit të gjitha këto pajisje për të cilat subjektet afariste nuk posedojnë leje, nga data 04.04.2022, do të sekuestrohen dhe ndaj përfaqësuesve të subjekteve afariste do të ndërmerren masa konform ligjit.

Aurora Group

Kujtojmë se muaj më parë inspektorët larguan nga trotuaret përballë xhamisë qendrore edhe shitësit e tjerë ambulantë./Mitropol/

Premium Store