Aurora Group
LAJME

Vendosen kamera në afërsi të urës së Ibrit, policia jep detaje

Policia e Kosovës është duke bërë vendosjen e disa kamerave në afërsi të Urës së Ibrit, aty ku ndodhi një shpërthim ditën e djeshme.

Florenti Company

Kamerat janë vendosur për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin.

TEB

Lajmin  e konfirmoi zv/drejtori i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.

‘’Sipas ligjit në fuqi, Policia e Kosovës është institucioni që mbikëqyr me kamera vendet publike dhe në kuadër të parandalimit dhe luftimit të krimit, ne jemi duke vendos kamera. Kjo do të ndikoj në parandalim të kundërvajtjeve apo veprave kriminale e në rast se ato ndodhin atëherë bëhet më e lehtë ndriçimi i tyre’’ tha ai. /IndeksOnline/

TEBTEB