
Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit në këtë komunë kishte hapur konkurs për 8 pozita në çerdhen e qytetit, shkruan Mitropol.
Konkursi u anulua për shkak të shkeljeve ligjore që u konstatuan në te nga Komisioni i Ankesave të DKA-së.
Për këtë konkurs pati ankesa të shumta edhe nga kandidatët por edhe nga opozita e Ferit Idrizit në Vushtrri.
Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri përmes një reagimi publik pati kundërshtuar këtë konkurs, gjersa sot përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar për anulimin e këtij konkursi si dhe kanë pretenduar se veç këtij konkursi të anuluar për shkak të shkeljeve është anuluar edhe konkursi për mësimdhënës të Kimisë, përs shkak të shkeljeve që pretendojnë që kanë ndodhur në konkursin e datës 08.09.2022, ku në bazë të dokumenteve zyrtare të siguruara nga ta, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë, në këtë konkurs e “ka kaluar” në testin me shkrim një kandidat që fare nuk i është nënshtruar testit me shkrim dhe të njejtin e ka futur në intervistë dhe më pas e ka përzgjedhur si fitues të konkursit në fjalë.
Postimi i plotë:








