Pellini
02LAJME

Vetëm 18% e qytetarëve të Vushtrrisë janë të kënaqur me punën e Ferit Idrizit

Në Vushtrri, zhgënjimi me punën e Kryetarit Ferit Idrizi duket të jetë i madh sipas hulumtimit të HELVETAS zvicerrane. Vetëm 18% e qytetarëve vushtrrias janë të kënaqur me punën e tij. Kjo është me pak se gjysma e qytetarëve që e votuan Idrizin në raundin e 1 të zgjedhjeve lokale.

Për dallim nga Vushtrria, ku ka zhgënjim të madh, në Mitrovicë, Pejë e Lipjan, e madje edhe Deqan, kënaqëshmëria e qytetarëve me kryetarin e tyre është mbi 50%.

Weelnes

Dështimi për të sjellur projekte të reja, e edhe dështimi që të vazhdoj projektet që i ka gjetur, si QKMF, Tregu për Prodhues vendor, rregullimi i shtratit të Lumit Sitnica, bllokimi i Zonës Ekonomike në Lumadh, nuk kanë kaluar pa u vërejtur tek qytetarët vushtrrias.

Deri më tani, kur janë bërë gati 1 vit qeverisje e Idrizit dhe PDK në Vushtrri, nuk ka pasur asnjë politikë lokale të re, madje ka pasur përkeqësim në fushat si arsimi e furnizimi me ujë të pijes për qytetarët dhe rritje të nepotizmit në punësim dhe të korrupsionit. Nëse vazhdon ky trend, Idrizi është kryetar vetëm 1 mandat.

Një hulumtim i HELVETAS, i bërë me qytetarët e Kosovës, ka pasur si synim të nxjerrë të dhëna mbi kënaqshmërinë e tyre me qeverisjen e kryetarëve të komunave.

Sipas përqindjes, qytetarët më të kënaqur me kryetarin janë ata të komunës së Suharekës.

Ndërkohë, komuna të tjera të mëdha si Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Peja janë renditur tek kategoritë me më së shumti përqindje në “disi të kënaqur”.

Për më shumë, shikoni tabelën:

Dukato 1