Veterinari mitrovicas Labinot Osmani bashkë me ushtarët e FSK, i shpëtojnë jetën një qenusheje

Veterinari nga Mitrovica, Labinot Osmani, së bashku me ushtarët e FSK-së, sot i kanë shpëtuar jetën një qenusheje, shkruan Mitropol.
Qenushja e cila e kishte të vrarë tepër shumë këmbën e saj, rrezikonte ta humbiste jetën nga infeksioni.


Reagimi i Osmanit dhe pjestarëve të FSK-së, bëri që qenushja të shpëtonte.
Osmani ka njoftuar se aktualisht për qenushen po kujdeset Selvete Manovi, ndërsa me t’iu përmirësuar gjendja, ajo do të adoptohet në Gjermani.








