Pellini
LAJME

Veton Elshani apel qytetarëve që e vizitojnë Liqenin e Ujmanit: Keni kujdes, mos u hidhni nga Ura

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së dielë në Liqenin e Ujmanit, rreth së cilës Mitropol kishte raportuar me pamje ekskluzive.

Premium Store

Një mërgimtar i moshës 33-vjeçare dyshohet se është hedhur nga një lartësi prej 20 metrash nga një urë pranë Ujmanit.

Lidhur me këtë rast ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani iu ka bërë apel qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura.

” Nga ky vend janë hudhur profesionistët e ata i kanë parë në televizion, e për këtë arsye e marrin guximin mos u hudh. Duhet me pasë kujdes sepse tash na ka mbetur të shpresojmë me e gjetë vetëm trupin. Jemi afër familjes, po mundohemi të mos spekulojmë shumë, po mundohemi të mos flasim shumë për arsye se dhimbja është e madhe për familjarët” është shprehur tutje Elshani.

Active 1