
Pak më parë “Mitropol” raportoi për një aksident trafiku mes dy veturash në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Në aksidentin e orës 22:00 ku një veturë përfundoi në arrat përreth kanë pësuar lëndime 4 persona, konfirmoi Policia e Kosovës për “Mitropol”.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sonte rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në fshatin Kçiq, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime.”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i PK për Mitrovicën e Jugut për “Mitropol”.







