
Kanë vazhduar incidentet në Prishtinë, në ndeshjen e basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Pas përfundimit të pjesës së parë ka pasur hedhje të mjeteve plasëse e po ashtu karrige të thyera dhe të hedhura në parket.
Gjyqtarët kanë vendosur ta ndërpresin ndeshjen për shkak të hedhjes së mjeteve plasëse në parket.
Koha ka publikuar edhe një video ku shihen tifozët duke hedhur gjësende në parket.








